Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monika, së shpejti do të bëhen prindër për herë rë dytë. Lajmi e ëmbël e zbuloi vetë bashkëshortja e tij, Monica Ercoli, pak ditë më parë. Ajo postoi një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku tregonte barkun e rrumbullakosur.
Ndërsa ditën e djeshme Monika ka zbuluar edhe gjininë e bebes, duke pohuar se është në pritje të një vajze. Me siguri pas këtij momenti çifti duhet të jetë më i lumtur se kurrë, pasi shumë shpejt një anëtar i ri do të shtohet në familjen e tyre.
Kujtojmë që Monica ka shprehur dëshirën e saj nëse do të lindtte një vajze do ta quante Enkelejda, duke i surprizuar të gjithë ndjekësit e dyshes.
Loriku dhe bashkëshortja e tij janë prindër të një djali 4-vjeçar të quajtur Bojken dhe ata e kanë vërtetuar gjithmonë se janë mjaft të dedikuar ndaj tij. Të gjithë kohën e lirë ish-kapiteni ja dedikon vogëlushit dhe me siguri edhe me fëmijën tjetër do të jetë po kaq i përkushtuar si baba.