BallinaAktualitetKriza politike, Tanja Fajon: Zgjedhjet do të qetësonin situatën në Shqipëri

Kriza politike, Tanja Fajon: Zgjedhjet do të qetësonin situatën në Shqipëri

spot_img
spot_img

Thellimi i krizës politike në Shqipëri, tregon një situatë se gjërat në Shqipëria nuk po ecin ashtu siç të duhet. Ky është mendimi i eurodeputete së Parlamentit Europian dhe pjesë e grupimit të Socialistëve Europianë, Tanja Fajon.

Në intervistën e dhënë për gazetën “Shekulli”, Tanja Fajon kërkon që Shqipëria të realizojë zgjedhje të cilat do të mundësojnë një garim të barabartë midis të gjitha palëve politike dhe se këto zgjedhje do të mundësonin edhe një qetësim të situatës në vend. Për sa i përket ecurisë së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, e vendos theksin tek taksa që qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj Serbisë. Fajon kërkon që të dyja vendet të kthehen në statusin e para vendosjes së kësaj takse. Sllovenia është një nga mbështetëset më të njohura të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian. Tanja Fajon ishte eurodeputetja më aktive për procesin e liberalizmit të vizave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Kriza politike në Shqipëri është ende në vazhdim. Çfarë mendoni për këtë situatë?

Kur ndodh një krizë në shumicën e rasteve, do të thotë se çdo gjë nuk po shkon mirë. Sidomos kur zgjat për një periudhë të gjatë. Gjithmonë është e rëndësishme të përpiqeni të gjeni një mënyrë përmes saj, diçka që do t’i bëjë të dy palët të lumtura. Në rastin e Shqipërisë, protesta në fillim ishte e ligjshme, por pasi filluan të jenë të dhunshëm, protestuesit e kanë humbur kauzën e tyre kryesore.

A ka bërë Shqipëria ndonjë përparim drejt Bashkimit Europian?

Në dekadën e fundit, Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm drejt Bashkimit Europian. Drejtuesit e vendit tuaj thonë se Shqipëria ka zbatuar reformat e kërkuara nga Brukseli dhe se ata fituan të drejtën për të filluar negociatat e pranimit. Unë e kam theksuar disa herë, gjithashtu se Bashkimi Europian tani duhet t’i përmbahet angazhimeve të saj dhe të hap negociatat me Shqipërinë sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo ishte pjesë e rekomandimit të Komisionit Europian më 29 maj. Ndërkohë, ka shumë më tepër punë për të bërë për të hyrë në Bashkimin Europian, veçanërisht në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Në Shqipëri, ka pasur shumë debate për zgjedhjet lokale. Presidenti i Shqipërisë ka nënshkruar një ligj të ri në lidhje me zgjedhjet lokale. Çfarë mendoni për atë situatë?

Është e rëndësishme të keni zgjedhje demokratike dhe të ndershme që do t’i lejojnë të gjitha palët të marrin pjesë me të drejta të barabarta. Gjëja më e rëndësishme në këtë mënyrë është mbrojtja dhe fuqizimi i demokracisë e Shqipërisë dhe që çdo qytetar ka të drejtën e tij të votës. Për Shqipërinë është e nevojshme të bëhen zgjedhje që do të mundësonin qetësimin e situatës në vend.

Komisioni i Bashkimit Europian ka dhënë një rekomandim pozitiv për Shqipërinë, por çështja kryesore ka të bëjë me shtetet anëtare të BE-së. A besoni se Shqipëria ka ndonjë shans për të hapur negociatat me Bashkimin Europian në tetor?  

Në kohën e fundit, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për tërë Ballkanin Perëndimor, ka ardhur një rënie e lehtë e integrimeve nga ana e Bashkimit Europian. Siç dëgjohet nga shumë vende të BE-së, si Franca apo Holanda, BE-ja duhet të reformohet vetë përpara se të pranojë ndonjë anëtar të ri. Në anën tjetër, siç deklaroi Johannes Hahn si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut kanë bërë reforma dhe se Unioni “duhet të shpërblejë ata që kanë dorëzuar të gjitha kërkesat që vetë këshilli i kishte vendosur unanimisht në Luksemburg pikërisht një vit më parë.” Unë do të thoja që jam optimiste dhe se pavarësisht disa vendeve që nuk dëshirojnë që BE të zgjerohet, Shqipëria mund të hapë negociatat.

Cili është mendimi juaj për rolin e Gjermanisë në Shqipëri. Pse është thënë nga Bundestag që mund të shtyjë vendimin për Shqipërinë në tetor?

Gjermania ka një rol të madh në Shqipëri, sepse ajo vepron si një partner kryesor i huaj. Për më tepër, Gjermania shihet si një vend që i jep mbështetje më të madhe Shqipërisë për sa i përket procesit të vështirë të zbatimit të reformave, për një shtet demokratik, sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë … Arsyeja pse Gjermania dëshiron që Shqipëria të qëndrojë në rruga e saj në Bashkimin Europian dhe fillimi i negociatave, është i motivuar edhe për shkak të dëshirës së tij për një rol konstruktiv të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Për negociata të suksesshme midis Serbisë dhe Kosovës, është e rëndësishme që Kosova të revokojë taksat e saj për produktet serbe. Për vazhdimin e negociatave, statusi mes tyre duhet të jetë si përpara se të zbatoheshin taksat. Vetëm në këtë mënyrë, është e mundur që në të ardhmen të gjesh një zgjidhje që do të kënaqte edhe Serbinë edhe Kosovën./ Erjon Dervishi, Shekulli/

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular