Janë zbuluar detaje të reja nga plagosja që ndodhi në orët e para të ditës së sotme në Bulqizë.
Mësohet se Vangjel Alla, 41-vjeçari që u plagos me armë zjarri pas përshkallëimit të një sherri, është vëllai i kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02:40 në ambientet e një lokali në qytetin e Bulqizës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas ngjarjes, autori i dyshuar, shtetasi me inicialet I.D., 31 vjeç, person me precedentë kriminalë, është larguar nga vendngjarja së bashku me shtetasin me inicialet D.S., 24 vjeç.
Ndërkohë, Alla ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për kapjen e autorëve të kësaj plagosjeje dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.