Gjykata e Krimeve të Rënda pas rreth 9 orësh “ngulim” kanë shkuar në sallën e gjyqit për të dhënë vendimin për Saimir Tahirin.
Trupi gjykues e ka dënuar me 5 vite burg ish ministrin e Brendshëm të qeverisë Rama me akuzën për shpërdorim detyre te cilat per rrethanat e gjyqit konvertohen me 3.4 vite burg qe do ti bej ne sherbim prova. Gjykata ka rrezuara tre akuzat e prokurorise.
Tahiri është dënuar me 5 vite burg për akuzën e ‘Shpërdorimit të detyrës’. Por në vendim gjykata është shprehur se Tahiri do të bëjë vetëm 3.4 vite me shërbim prove.Pas më shumë se 5 orësh e 30 minutash, tre gjyqtarët e Gjykatës së Krimeve të Rënda Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka kanë dhënë vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri.
Pra Saimir Tahiri nuk do te shkoje asnje dite ne qeli!
Vendimi për të dënuar me 8 vite burg sapo është marrë nga trupi gjykues për një ministrat më jetëgjatë të Brendshëm në Shqipëri mbi të cilin kanë rënduar tri akuza.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda së bashku me avokatin e tij Maks Haxhia, aty ku në orën 16:00 duke prit që të jepet edhe vendimi për të. Trupa gjykuese është tërhequr për vendim. Prokuroria kërkon 12 vjet burg për Tahirin.