Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj duke komentuar në studion e News 24 procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, thotë se ai ka “artileri të forta” nga mbrapa, duke kujtuar mbështetjen e kryeministrit Rama për të mos i hequr imunitetin.
Mustafaj thotë se Tahiri mund të ketë edhe kaseta përgjimesh pasi detyra si ministër i Brendshëm, ia ka ofruar mundësi.
“Dënimi i Saimir Tahirit nuk është një kusht për të çelur negociatat këtë ua siguroj. Unë kërkoj me sinqeritet një masë dënimi të drejtë kam parasysh natyrën e gjyqtarëve tanë që impresionohen. Gjithë kohën procesi sot është ndjekur nga përfaqësuesit e ambasadës amerikane. Kemi parasysh përpjekjen e suksesshme të Edi Ramës për ta mbrojtur Tahirin, duke mos i hequr imunitetin. Në këtë kuptim, prapavija e këtij procesi me artileri të rëndë, kjo ka rrezik ta lehtësojë dënimin, ta pastrojë nga akuzat e ndryshme, siç ka rrezik që prania e diplomatëve të huaj të nxisë gjyqtarët që të jenë më të zellshëm dhe të japin dënim më të rëndë.
Ajo legjenda urbane se Tahiri ka kaseta nuk është çudi që t’i ketëç bërë. Ka pasur mundësi ekstra-strukturore pasi ka pasur miq të tij që mund ta bënin. Nuk e di çfarë mjetesh shantazhi ka por e ka rritur sigurinë tek vetja. Ne pamë që trupa gjykuese rrëzoi disa fakte që janë në dosjen e Prokurorisë. Për shembull emaili që i është dërguar ministres së Mbrojtjes për çështjen e radarëve apo emaili dërguar prokurorit të çështjes, janë lëvizje që ai mund t’i përdorë”, theksoi Mustafaj.