BallinaKryesoreMjekët detyrohen të punojnë për koncesionin e Check Up. Sindikata: Mos...

Mjekët detyrohen të punojnë për koncesionin e Check Up. Sindikata: Mos e firmosni 

spot_img
spot_img

Tv Klan siguron kontratën. Sindikata: Mos e firmosni 

Mjekët e familjes janë vënë përpara një kontrate të dyshimtë, e cila i detyron ata të punojnë për koncesionin e Check Up-it, të fituar nga një kompani private.

Sipas kësaj kontrate individuale, të siguruar nga Televizioni Klan, çdo mjek familje është i detyruar të realizojë 180 Check Up-e në 4 muajt e fundit të vitit.

Sindikata e Mjekëve, e vënë në dijeni për këtë situatë, thotë se të tilla kontrata janë të paligjshme dhe u bën thirrje mjekëve që të mos i firmosin.

Kontrata nuk parashikon penalitete. Por përfaqësues të Sindikatës thonë se mjekët janë ankuar se janë vënë nën presion nga eprorët e tyre për ta përmbushur këtë detyrim.

Televizioni Klan ju drejtua Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor për ta pyetur se cila është baza ligjore e kësaj kontrate dhe si mund të detyrohet një mjek të punojë për një koncensionar, por nuk morëm një përgjigje nga ky institucion.

Ndërkohë që, nga të dhënat e grumbulluara nga sindikata, mësohet së të venë në presion, mjekët kanë filluar t’i nënshkruajnë kontratat e performancës, që i detyron ata të punojnë për llogari të koncesionit dhe pa asnjë pagesë shtesë.

Kontrata koncesionare parashikon që kompanisë t’i paguhen 475 mijë analiza ne vit, pavarësisht nëse ajo realizon më pak.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular