BallinaAktualitet“Në raport me politikën Rama është shefi i madh”, mesazhet e koduara,...

“Në raport me politikën Rama është shefi i madh”, mesazhet e koduara, ish-ministri nxjerr foton me Ramën në gjyq

spot_img
spot_img

Ka përfunduar pas rreth dy orësh seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa kjo e fundit pritet të japë vendimin final në orën 16:00. Ish-ministri Tahiri ka shfaqur në sallën e gjyqit disa faqe të printuara të gazetave dhe portaleve, ku shfaqet me kryeministrin Edi Rama, duke dhënë arsyet, pse sipas tij, asnjëri prej tyre nuk janë “shefi i madh”, siç del në përgjimet e Prokurorisë.

Sipas gazetares Lala, ish-ministri ka thënë në gjyq se në kohën kur trafikantët në përgjime flasin për “shefin e madh”, ai ka qenë në Gjermani, në një takim me Komisionerin për Zgjerim, dhe me t’u kthyer, ka shkuar në zonën e Dajtit, në një takim me Ramën dhe qeverinë.

Për këtë arsye, Tahiri ka thënë se përgjimi i Prokurorisë nuk qëndron dhe se nuk është ai “shefi i madh”, duke pretenduar se ka qenë në takime zyrtare.

“As unë dhe as Rama nuk mund të jemi ‘shefi i madh’, por në raport me politikën, sigurisht që ai ka qenë shefi im i madh”, ka thënë Tahiri para trupës gjykuese.

Tahiri përçoi edhe disa mesazhe të koduara, që duket se janë për anëtarët e qeverisë, teksa tha “nuk keni parë gjë akoma”, apo “nuk ka bir…”.

Gazetarja Klodiana Lala tha se i gjithë procesi është ndjekur nga edhe ndërkombëtarët, të cilët kanë qenë të pranishëm edhe sot në sallën e gjyqit. Madje, seanca e sotme është ndjekur ka ngjallur edhe interesin e medieve të huaja, të cilat kanë ndjekur këtë proces. Ndërkohë, të pranishme në seancën e sotme kanë qenë edhe dy zonja nga ambasadat, të cilat sipas gazetares Lala, kanë qenë të ulura në fund të sallës dhe kanë monitoruar gjatë gjithë kohës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular