BallinaEkonomiProjektligji për faljen e gjobave të vendosura nga AKU, reagon Bardh Spahia:...

Projektligji për faljen e gjobave të vendosura nga AKU, reagon Bardh Spahia: Teatër me shëndetin e qytetarëve

spot_img
spot_img

Nga Bardh Spahia

A ju kujtohet Edi Rama kur në maj të këtij viti, për të larguar vëmendjen nga votimet moniste që po përgatiste, premtonte se siguria ushqimore për qytetarët do ishte prioriteti I tij e për pasojë po përgatiste ndryshime në Kodin Penal për të futur në burg këdo që abuzon duke dëmtuar shëndetin e njerëzve?
Premtimi i Ramës u pasua me një aksion intensiv gjithë verës të AKU që ndëshkoi me gjoba e mbyllje aktiviteti biznese të ndyshme nga veriu në jug dhe sot kuvendi I miratoi ato ndryshime në Kodin Penal, që shkojnë deri në 15 vite burg. Por këtu nis teatri makabër e I pafytyrë I kësaj mazhorance të korruptuar. Ilir Beqja, dikur ish ministër shëndetësie, propozon një projekt ligj për ti falur gjobat e vendosura nga AKU atyre që kanë cënuar sigurinë ushqimore duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve. Tani Ilir Beqja mendon që tu lehtësohet barra financiare nga gjobat bizneseve që nuk kanë qenë të licensuara për atë aktivitet, kur janë kontrolluar nga AKU, se këto biznese paskan qenë të painformuar që u duhej licencë për t’u tregtuar produkte ushqimore konsumatorëve!!!!! Më tallje se kaq me njerëzit e shëndetin e tyre nuk ka! Nuk bëhen dot me qytetarin edhe kur e premtojnë me gojën e vetë Edi Ramës, jo! Grykësia është më e fortë edhe se cipa e fytyrës kur premton dicka me zë e figurë. Me kulisa të tilla tregojnë se as nuk u bëhet vonë për shëndetin e qytetarëve. I shohin vec si kontigjent votash në fushatë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular