BallinaOP EDRënia e demokracisë

Rënia e demokracisë

spot_img
spot_img

Nga Mesila Doda

Si kurrë më parë ky vend po rrëshket drejt një situate dramatike. Nuk ka më asnjë institucion që të ketë mbetur në këmbë e të funksionojë brenda rregullave të një demokracie funksionale normale. Raporti i OSBE-ODHIRit që bëri ti pushtojë memecllëku e turpi gjithë trupën diplomatike në vend e për të cilin ende mediat nuk kanë dëgjuar dot një paragraf nga amabasadori i OSBE-së, i pari që duhet të reagonte për çështjen, dënoi me vdekje cdo grimcë legjitimiteti të zgjedhjeve.
Një skenar i luajtur keq, i stisur keq e me zëdhënës deficentë e të marrë, që ende mendojnë që situatat e zgjedhjeve kooperativiste në këtë vend mund të përsëriten.

Sot Europa si një bashkësi e përgjegjshme do duhej të merrte seriozisht një raport zyrtar në dorë e të thoshte…me gjithë hallet që kemi në shtëpitë tona, ju keni një problem shumë më të madh e përsëritje e një precedenti të rëndë në Europë… E kjo dukuri më së paku ka një emër, rënja e demokracisë. Raporti i OSBE-ODHIR-it është i pari në llojin e tij prej me shumë se 20 vitesh…I heq legjitimitetin KQZ, komisionereve, numëruesve, nxjerr para syve një administratë të keqpërdorur, flet për një puç institucional me sjelljen politike ndaj dekretit të Presidentit, tregon për një prokurori të paralizuar e për herë të parë ven gishtin të Vettingu si mjet për shantazh e jo si qëllim për një drejtësi më të mirë.

Ky paragrafi i fundit e damllakosi keq edhe Soreken që nuk humbte asnjë rast të tregonte sukseset e pabesueshme të reformës… po që deri më tani ka patur kurajon vetëm të nxjerrë me gjysma fjalësh planin e fundit të grupit të gatshëm të ndihmës së huaj pranë kryeministrit…pasi i mbyllëm më sukses të tjerat tani do merremi me reformën zgjedhore. Do më duhet të ndalem pikërisht tek kjo e fundit sepse ky është edhe çelësi me të cilën Rilindja bashke me grupin e zedhënësve të Edi Ramës nëpër përfaqësi të huaja po përpiqen të fitojnë kohë. Të futemi brenda një procesi…po në krye të mbajmë peshkaqenin qe nuk i fiton po i kullufit zgjedhjet, Bablokun e madh. Dhe shkohet edhe më tej…po nuk erdhët ju e bëjmë reformen me opozitën në parlament…. kjo fjalia e fundit ka një emër të qartë; quhet shantazh dhe përjashton nga rivendosja e rregullave të lojës më shumë se gjysmën e popullsisë të cilët as kanë votuar për dukuritë njerëzore që janë sot në parlament e as janë pjesë e grupit kriminal të Rilindjes.

Janë pikërisht ata që mbushin sheshet se kërkojnë jo një vend laborator të ndihmës së huaj së Rilindjes, po një vend normal ku të mund të jetojnë…vetëm kaq. Pyetja e vetme që më rrotullohet është një dhe vetëm një…po si nuk ju mbulon marra që një fjali të vetme të këtij soj shantazhi që ja lëshoni pa asnjë kursim opozitës nuk ja thoni një njeriu që i mbushi vendet tuaja me drogë, krim e njerëz që ikin nga sytë këmbët. Po si nuk ju vjen turp që nuk ja thatë një fjalë të vetme të tillë njeriut që i bien kryebashkiakët përditë si të përzier në llumin më të thellë njerzor? Për herë të parë pranuat votime pa zgjedhje, pranuat t’jua bënte lesh e li vetingun, të përzihej me lloj lloj bandash që te fitonte zgjedhjet, të vidhte si në mall të babës buxhetin e shtetit të vet, të futej nga një skandal në tjetrin çdo dy javë e nuk guxuat ti thoni as një fjalë nga e vërteta që po zhduk një sistem demokracie në një vend ku ju jeni të ngarkuar me pune jo nga kryeministri shqiptar por nga shtetet tuaja të cilat dashje pa dashje vuajnë pasojat e bashkpunimit të tij me krimin.

Të flasësh sot për reformën zgjedhore nuk është krim, por është strategji që ti japësh kohë e frymë një të vdekuri që ecën. Nuk ka reformë a ndryshim zgjedhor që ndryshon situatën e vendit tim. Është i vjedhur, është i dhunuar nga bandat, Është pa parlamet, pa qevri legjitime, pa prokurori, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa KQZ, pa polici në shërbim të qytetarit po kundër tij, pa opozitë në parlament….është një vend pa njerëz, se njerzit po ikin nga pak e përditë kur shohin kafshët të bëjnë ligjin e të vendosin rregullat në këtë vend.

Togfjalëshi i reformës zgjedhore ka vetëm një qëllim… ti japë kohë e oksigjen një të vdekuri që ecën, Edi Ramës. Me po këtë ligj zgjedhor tre herë rresht Raporti i OSBE deklaronte se u përmbushën shumica e standarteve demokratike në zgjedhje, togfjalësh që sot është tretur si kripa në ujë. Nuk është e keqja te ligji po tek hajduti i zgjedhjeve e bashkpunimi insitucional e i hapur me krimin. Personalisht nuk kam më asnjë iluzion që ata që nuk kanë guxuar të hapin gojën kundër krimit të tij do e shtrëngojnë të normalizojë veprimet e tij politike. Besoj se sot ka vetëm një rrugë…bashkim i njerezve rreth një ideje dhe qëllimi që është normalizimi i vendit dhe këtë duhet ta arrijmë me çdo kusht e me çdo mjet.

Besimi i njerzve duhet të drejtohet në një trajktore politike në rritje e pa pushim e pa asnje deviacion. Ne kemi nje vend të braktisur nga shqiptarët, të vjedhur nga pushtetarët, të rrënuar në institucionet e tij nga bekimi i ndihmës së huaj të Ramës…ne kemi një vend që mundet tja pengojmë rrokapjekthin vetëm ne. Një aksion opozitar pa asnjë minutë heshtje por veprim e vetëm veprim me të gjitha format e mjetet, vetëm kjo mund ta ndalë rënjën në humbëtirë të demokracisë sonë të brishtë e të rikthejë rregullat e pluralizmit në vend.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular