Arbër Çekaj i akuzuar për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë është ekstraduar nga Gjermania për në Shqipëri.
Policia ka shpërndarë edhe momentet kur Çekaj është zbritur nga avioni dhe shoqëruar nga policia.
Ai ishte shpallur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, më datë 8 mars 2018, e cila ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve” kryer në bashkëpunim.
Përmbledhje e ngjarjes
Shtetasi Arbër Çekaj (K.), në muajin shkurt 2018 në bashkëpunim me shtetas të tjerë dyshohet të ketë trafikuar një sasi të madhe lëndë narkotike, kokainë, nga Kolumbia drejt Shqipërisë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, Gjermani, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.