Maks Haxhia, avokat i Saimir Tahirit, ka komentuar vonesën e Gjykatës së Krimeve të Rënda për të dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm.
Për emisionin “Open”, Haxhia tha se kjo vonesë nuk ka shpjegim tjetër veçse po shkruan të gjithë vendimin.
Brenda orës 18:00 prisnim shpalljen e vendimit. kjo vonesë nuk ka shpjegim tjetër veçse se trupi gjykues po shkruan të gjithë vendimin dhe jo vetëm dispozitivin.”, tha avokati i Tahirit.
I pyetur se çfarë pret nga trupi gjykues, avokati theksoi: “e them me gjithë bindjen se gjykata nuk ka rrugë tjetër veçse të jap vendim pafajësie.”