Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e së premtes në Tiranë. Rreth orës 18:33 në rrugën “Stavri Themeli” një motoçikletë me drejtues M.M ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet të parkuar në rrugë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motoçikletës. Ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri i motoçikletës shtetasi E. M. Policia thotë se një grup hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të humbjes së kontrollit të motoçikletës