BallinaAktualitetNard Ndoka tregon anën e panjohur të Mihalit të "Panormës", tregon dhe...

Nard Ndoka tregon anën e panjohur të Mihalit të “Panormës”, tregon dhe vipat që e frekuentonin

spot_img
spot_img

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, rrëfeu mbrëmjen e sotme një tjetër anë të Mihal Kokëdhimës, ndryshe nga skandali që pamë gjatë verës me turistët spanjollë.

I ftuar në “Late Night Show” ai tregoi se e kishte frekuentuar restorantin e tij në Porto Palermo gjatë fushatës dhe ishte ndarë i kënaqur nga shërbimi. Madje ai rrëfeu dhe një histori të aktorit Artan Imami, ku shfaqet bujaria e Mihal Kokëdhimës.

Kastro Zizo: Me Mihalin je njohur më parë?

Nard Noka: Nuk e njoh personalisht, por e di që jam ndaluar një herë kur po shkoja për fushatë, jo për pushime. Jam ndaluar për një kafe. Kishte sjellje të mirë, edhe personeli aty.

Kastro Zizo: Po thua që i bien në qafë kot?

Nard Noka: Për rastin ka fajin dhe gabimet e tij, por nuk është se ka qenë problematik. Ose të paktën, unë një herë ose dy herë e mbaj mend. Një rast gjeta Artan Imamin me një mik timin aty. Kishin ardhur nga Dhërmiu me makinë, po ecnin rrugës për të parë për guidë dhe ishin ndalur aty. Kishin ngrënë drekën dhe nuk i dilnin lekët se ishin me rroba plazhi. Pra nuk kishin shkuar me idenë për drekë. Përkundrazi, pronari tha na respektoi se nuk deshi me na kthy dhe njëherë. Ma tregoi si histori, më bëri përshtypje (Artan Imami). Ndoshta i ka inat këto turistët e huaj.

Kastro Zizo: Përse, cfarë ka me Spanjën?

Nard Noka: Edhe ndodhin incidente se ne e marrim sikur u bë nami. Ka edhe prej tyre që janë problematik. Nejse, sjellja është e pajustifikueshme. Ne jemi tolerantë nga natyra. Ai rasti me Imamin më bëri përshtypje pozitive.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular