BallinaKryesorePika e nëntë e Merkelit për Ramën

Pika e nëntë e Merkelit për Ramën

spot_img
spot_img

Nga Elona Caslli

Të kujtohet pika e nëntë e Merkelit, Rama?!
Flitet për të famshmen reformë në administratën publike.

Ndonëse ti përpiqesh të krijosh emisione plot shkëlqimmbi këtë çështje, ajo mbetet ende një gropë septike në qeverinë e Rilindjes.
Përpiqesh të na mbushësh mendjen, se je prirur të thithësh kapacitete njerëzore që kanë studiuar jashtë vendit.
Të shkolluarit në perëndim, Rama, jo detyrimisht përfaqësojnë perëndimin!
Së pari, duhet shqyrtuar shkollimi i tyre duke u nisur nga pikat e mëposhtme:
-Kohëzgjatja e periudhës së studimit.
Mund të jesh ulur në auditorin e një universiteti në perëndim në 2000 dhe arrin të diplomohesh në ciklin e parë të studimeve në 2010. Pra, një program studimi që duhet ta kryeje për tri vite e kryen për dhjetë vite.
Lind pyetja: Një tejzgjatje e periudhës së studimit a nuk ndikon edhe në cilësinë e dijes së nxënë?!
– Cilësia e universitetit në të cilin kanë studiuar.
Sikundër, ti duhet ta dish në botën e qytetëruar ekziston një renditje e universiteteve, duke u bazuar në cilësinë e tyre.
– Marrëdhënia me botën e qytetëruar
Marrëdhënia me botën e qytetëruar, Rama si çdo gjë tjetër në jetë, është marrëdhënie personale. Mund të ndërtosh një marrëdhënie të brendshme ose të jashtme me ambientin në të cilin jeton.
Me pak fjalë, dikush mund të ketë jetuar për vite me radhë në perëndim, por nuk ka brendësuar asgjë nga ky i fundit, pasi marrëdhënia që ka ndërtuar me të ka qenë e jashtme dhe jo e brendshme.
Ndaj, duhet rinënvizuar fakti se të jetosh në perëndim është një gjë. Të mendosh si perëndimor është një gjë tjetër.
Si përfaqësohen institucionet shqiptare në kontekst europian, Rama?!
Shumë insitucione në vend, për shkak të funksionit dhe veprimtarisë së tyre, bashkëpunojnë me institucione analoge për të zhvilluar projekte në vende të ndryshme europiane.
Si rrjedhim, shumë dokumente dhe procedura të ndryshme duhet të hartohen në gjuhë të huaj.
Ekziston një protokoll i caktuar që duhet ndjekur në zbatimin e çdo projekti.
Sa respektohet ky protokoll nga insitucionet në vend?!
Ç’fytyrë ka Shqipëria kur përballet me Europën?! Qëndron me dinjitet apo kokëulur?!
Për t’i dhënë një përgjigje pyetjes së mësipërme, Rama, po të sjell në vëmendje një rrëfim…
-Një përfaqësues i një institucioni në perëndim, i kërkon përfaqësuesit të institucionit analog në Shqipëri, t’i dërgonte prokollin që insitucioni shqiptar ndiqte në zbatimin e një projekti të caktuar.
E di cila qe qasja në ligjëratë të drejtë ndaj kësaj kërkese, Rama?!
– Protokolli që ndjekim në zbatimin e X projekti është i njëjtë me protokollin e insitucioneve të tjera.- shkroi përfaqësuesi i institucionit në vend.

Nuk e di se ç’mund të ketë menduar përfaqësuesi i institucionit serioz në perëndim, por një gjë e di me siguri:
-Do të ketë nënqeshur dhe do të ketë thënë ; Barbarë modernë.
Barbarët e tu modernë Rama, përkthejnë me “ Google Translate”, në rastet kur duhet të dorëzojnë dokumente në gjuhë të huaj dhe brenda përkthimit ndodhin çudira të tilla, që nuk bëjnë gjë tjetër , veçse përligjin pikën e nëntë të Merkelit.
Post Scriptum- Suksese për pikën e nëntë Rama!

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular