BallinaAktualitetNjë anije ruse me grurë në portin e Durrësit, e bllokuar prej...

Një anije ruse me grurë në portin e Durrësit, e bllokuar prej 20 ditësh

spot_img
spot_img

Bllokohet një anije ruse e ngarkuar me grurë në portin e Durrësit. Sipas burimeve, kompania shqiptare që ka bërë porosinë ka paguar 500 mijë euro tek ndërmjetësi që ka kontaktuar me kompaninë ruse që zotëronte sasinë e grurit që do nisej për Shqipëri. Por siç mësohet, paratë nuk kanë kaluar ende tek kompania që ka dërguar grurin dhe njëkohësisht anija nuk është paguar për transportin e kryer.

Kompania shqiptare i është drejtuar gjykatës së shkallës se parë Durrës për sigurimin e anijes dhe pas vendimit të gjyqësorit anija është bllokuar nga Kapitaneria në port, deri në zgjidhjen e konfliktit mes palëve.

Nuk është ende e qartë pse ndërmjetësi nuk ka shlyer pagesën e bërë nga kompania shqiptare për kompaninë ruse

Anija “SV.Georgiy Pobedonosets” u nis nga porti Volgodonsk në Rusi më datë 22 gusht dhe mbërriti në Durrës më datë 31 gusht.

Anija me flamur rus qëndron në kalatën portuale që nga fillimi i muajit dhe ekziston rreziku që sasia e grurit të bëhet e papërdorshme, për shkak të qëndrimit për një kohë të gjatë në kushte të papërshtatshme. Tashmë pritet që brenda 5 ditësh të shprehet edhe gjykata e Apelit për këtë çështje dhe situate absurde e krijuar mes palëve të marrë zgjidhje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular