Dy tërmete në pak minuta me epiqendër në Detin Adriatik kanë shkundur qytetin e Durrësit, Tiranës, por edhe shumë qytete të tjera të vendit.
Pak muaj më parë, Presidenti i vendit Ilir Meta paralajmëroi se vendet e Ballkanit pritet të goditet nga një tërmet apokaliptik. Ai apeloi ndaj institucioneve përkatëse që të marrin masa paraprake.
Pasditja e së shtunës krijoi panik dhe frikë tek qytetarët. Ministria e Brendshme theksoi se parashikimi i tërmetit nuk mund të bëhet duke ironizuar kështu apelimin e Kreut të Shtetit.
Lëkundjet e sotme lanë pas dëmtime të shumta në banesa.