BallinaAktualitet“Kujdes të veçante në orët e ardhshme”- Flet sizmiologu i njohur grek:...

“Kujdes të veçante në orët e ardhshme”- Flet sizmiologu i njohur grek: Do të ketë lëkundje

spot_img
spot_img

Sizmiologu grek, Akis Tselentis, i cili u citua më herët dhe nga presidenti Meta për pasoja të tilla të mundshme nga tërmetet, thotë se duhet pasur kujdes dhe se situata e tanishme nuk ishte një surprizë për të.

Si një prej sizmologëve më me eksperiencë në Greqi si e gjykoni veprimtarinë sizmike të djeshme në Shqipëri?

Akis Tselentis: Nuk më krijoi përshtypje pasi në këtë zonë është përqendruar një sasi e madhe energjie prandaj dikur do të jepte një tërmet të fuqishëm. Për fat të mirë ndodhi në zonën detare dhe jo pranë Tiranës dhe kështu shpëtuam. Gjithsesi Shqipëria ka një dinamizëm të fuqishëm sizmik dhe duhet patjetër të marrë disa masa për të zvogëluar rreziqet në këto raste. Ka teknika të tilla .Siç e dini unë jam edhe në Institutin Gjeodinamik dhe në Observatorin Kombëtar dhe do të doja në një moment të shkoja në Tirane dhe të mbaja një leksion. Të flas për mundësinë e zvogëlimit të rrezikut në rastet e tërmeteve të fuqishme.

Ju si e vlerësoni situatën, do të ketë edhe tërmete të tjera?

Akis Tselentis: Jo nuk do te kemi. Besoj se ishte tërmeti kryesor. Por do te kemi lëkundje të tjera.

Mund te influencoje ky termet për të “zgjuar” tërmete të tjera në rajon?

Akis Tselentis: E konsideroj të vështirë këtë fakt. Por do te ketë vazhdimisht lëkundje për disa kohe. Dhe mundet qe një prej këtyre lëkundjeve te jete edhe me efekte shkatërruese, pasi ne se një shtëpi ose banese është dëmtuar paksa edhe me një lëkundje më të lehte mund të shembet. Do kujdes të veçante në orët e ardhshme. /Top Channel/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular