Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Ministria e Mbrojtjes kanë përgënjeshtruar një lajm të rremë të përhapur në rrjetet sociale, sipas së cilit sonte në orën 23.30 minuta dfo të bjerë një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6 ballë.
Rama me anë të një postimi në “Facebook” shprehet se në rrjetet sociale qarkullon një fake neës kriminal që përhap panik te qytetarët.
“Ky është një fake news kriminal për të përhapur panik dhe çdo idiot që shkruan për parashikime tërmetesh thjesht duhet neveritur”, shkruan Rama.
Ndërkaq, një reagim zyrtar për thashethemet në rrjete sociale, sipas së cilave në orën 23.30 do të ketë një tërmet me magnitudë 6 ballë, ka ardhur edhe nga Ministria e Mbrojtjes.
Sipas kësaj ministrie, këto janë fake news që tentojnë të përhapin panik tek qytetetarët dhe nuk duhen marrë seriozisht. MM thot% se ata që kanë shpërndarë këto njoftime dashakeqe do mbajnë përgjegjësi penale.
“Prej disa minutash qarkullon në disa portale dhe rrjete sociale një lajm i rremë mbi parashikimin e një trmeti me përmasa, në orën 23.30. I beëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të mos bien pre e njoftimeve të tilla keqdashëse dhe përhapëse paniku pasi nuk ka asnjë parashikim të tillë shkencor nga asnjë institucion shkencor. Gjithçka po tentohet të bëhet për të përhapur panik mes qytetarëve është kriminale.Të gjithë ata që kanë përhapur këtë lajm do të mbajnë përgjegjësi penale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.