Tërmeti i fuqishëm që tronditi vendin ditën e djeshme, dhe që la pas dëme materiale të shumta dhe dhjetëra persona të plagosur, risolli edhe një herë në vëmendje paralajmërimin e presidentit Ilir Meta, i cili përmes një letre u kërkoi institucioineve të merrnin masa pasi vendi dhe rajoni i Ballkanit rrezikoheshin nga lëkundje të forta sizmike.
Por ky paralajmërim i kreut të shtetit jo vetëm që nuk u mor në konsideratë, por ministra të qeverisë Rama gjetën kohë edhe të talleshin me të.
Një prej tyre ishte edhe Elisa Spiropali, e cila në ironi e sipër i kërkoi Metës të nxirrte një dekret për ndalimin e tërmeteve, por sot, kur vendi vijon të bëjë bilancin e dëmeve nuk mungojnë reagimet e qytetarëve, të cilët venë në lojë jo vetëm Spiropalin, por edhe ministra të tjerë që nuk morën asnjë masë.
Reagimi më i fundit vjen nga artisti Avni Delvina, i cili duke ditur faktin që Spiropali bën film çdo ngjarje që ndodh në vend, ka publikuar edhe grafikën e rradhës.
Mes ‘kastit’ të aktorëve janë edhe ministrat Xhaçka dhe Lleshi, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj si dhe pronari i Report TV dhe SHqiptarja.com, Carlo Bollino