Vijojnë raportimet për dëme materiale nga tërmetet e djeshme që tronditën vendin. Dy invalidë në qytetin e Durrësit kanë parë teksa i shkatërrohej banesa nga lëkundjet sizmike.
Në videon e mëposhtme, të publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha, shihet qartë gjendja e rëndë në të cilën gjendet tashmë banesa në fjalë.
“Dy invaldëve iu shkatërrohet shtëpia nga tërmeti! Shikoni videon dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!”, shkruan Berisha në postimin e tij.
Pershendetje dr kjo shtepi ndodhet ne fshatin rade te durresit. rruga gjiri lalzit 5 km nga maminasi. ne kete shtepi banojn 2 invalid te cilet mbreme kane mbetur ne qiell te hapur. video tregon vete qe ne kete banes nuk mund te banohet me pas termetit.