BallinaAktualitetTërmeti, Meta i kërkon qeverisë të ftojë në ndihmë Agjencinë Ndërkombëtare: Me...

Tërmeti, Meta i kërkon qeverisë të ftojë në ndihmë Agjencinë Ndërkombëtare: Me rëndësi ruajtja e qetësisë

spot_img
spot_img

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të thërrasë zyrtarisht Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për llogaritjen e dëmeve që la pas tërmeti, duke dëmtuar qindra banesa në Tiranë dhe Durrës. Përmes një deklarate drejtuar mediave, Meta ftoi politikën, qytetarët por edhe mediat, që të ruhet qetësia. Sipas tij, keqpërdorimi nga kushdo i kësaj situate, nuk është rruga e duhur për të përballuar një shqetësim.

Mes të tjerash presidenti e mbyll mesazhin e tij duke shtuar se; “Të gjithë duhet të shtojnë kontributet pozitive dhe solidare në bazë të përgjegjësive institucionale, politike, shoqërore dhe qytetare”.

DEKLARATA E METES

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson ruajtjen e qetësisë nga të gjithë dhe rëndësinë e frymës së bashkëpunimit dhe solidaritetit njerëzor, pa përjashtim, nga aktorët institucionalë, politikë, shoqërorë dhe mediatikë, për normalizimin e plotë të situatës, pas tronditjeve të ditëve të fundit.

Transparenca dhe përgjegjshmëria maksimale për evidentimin e pasojave është tepër e rëndësishme në këto momente.

Në veçanti, vlerësimi teknik i banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara është tepër i domosdoshëm për të ardhmen.

Ndaj duke vlerësuar dhe solidaritetin e vendeve partnere dhe Bashkimit Europian, Presidenti Meta i kërkon qeverisë të ftojë zyrtarisht edhe Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, që ka kapacitetet e duhura për të përcaktuar sigurinë dhe rezistencën e banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Keqpërdorimi nga kushdo i kësaj situate, nuk është rruga e duhur për të përballuar një shqetësim të përgjithshëm, në mënyrë të bashkuar dhe të përgjegjshme, vetëm në interes të qytetarëve të traumatizuar nga tronditjet dhe pasojat në banesat e pronat e tyre. Të gjithë duhet të shtojnë kontributet pozitive dhe solidare në bazë të përgjegjësive institucionale, politike, shoqërore dhe qytetare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular