BallinaAktualitetVideo/Tërmeti, pallati në Vorë tmerron banorët “dridhet sa herë futemi”, bashkia nuk...

Video/Tërmeti, pallati në Vorë tmerron banorët “dridhet sa herë futemi”, bashkia nuk e vë re!

spot_img
spot_img

Pallati i ish postës në Vorë, i ndërtuar në vitet 70’ është kthyer në makthin e 36 familjeve që banojnë në të. Lëkundjet e tërmetit të së shtunës e kanë dëmtuar pallatin në rrugën demokracia duke ua bërë jetën banorëve të pasigurt. Pasojat e tërmetit të fortë vihen re në çdo apartament. Banorët thonë se nuk mund të futen në shtëpi, pasi ndërtesa dridhet dhe shkaktuar panik.

Këtu nuk rrihet, është bërë berë i pabanueshëm. Kam tre fëmijë. Këtu nuk rrihet shiko si është bërë”.

Në këtë pallat kemi 40 vjet që jetojmë. Ja shiko si janë plasur gjithë këto muret, ne në këtë shtëpi jemi dy pleq të sëmurë. Ne kemi frikë këtu të vijmë në shtëpi po jetojmë ne lulishte”.

Ne ngjitemi dhe  pallati lëkundet. Është tmerr erdha të ngroh qumështin, nuk e ngroha dot se po dridhej pallati”.

“Kemi 48 ore qe nuk futemi dot ne shtëpi nuk e kemi pastruar, nuk mundemi kemi shumë frikë. Çfarë të bëjmë nga të vërtitemi ku të shkojmë?”.

Fëmijë, burra gra e të moshuar janë përgatitur ta gdhijnë natën e tretë jashtë, dikush brenda makinave e të tjerë tek të afërmit. Emergjencat nuk duken gjëkundi këtu në Vorë pavarësisht se banorët e këtij pallati kanë nevojë për ndihmë. Edhe bashkia e Vorës është treguar shpërfillëse deri më sot për hallin që u ka rënë

 “Kemi shkuar në bashkinë e Vorës të takonim kryetarin nuk na pranuan. Nuk na kanë ndihmuar as me çadra emergjencat, e kemi kaluar natën nëpër makina, të tjerë nëpër të afërm. Këtu brenda nuk flihet sepse ky muri bie. Ju lutem tani kërkojmë mbështetje nga bashkia e Vorës. Kërkojmë ndihmë kërkojmë të na i rregullojnë. Ky pallat është i pabanueshëm. Jemi pensionistë nuk kemi mundësi të qëndrojmë me qira.

Po flenë fëmijët nëpër stola as një çadër nuk na kanë sjellë, askush nuk na pyet si po rrini.

Si pallati më i vjetër që jemi nuk na erdhi një njeri të na thoshte a u trembet çfarë nevojash keni çfarë ndihma doni vetëm çfarë dëgjojmë nga lajmet. Vetëm fjalë ka dhe vepra nuk ka fare, këtu duhet një pallat nga  e para. Ka mundësi plot per strehim por ne nuk jemi ndihmuar ka shkolla,  ka terrene sportive, nuk na ka ardhur dikush me një fjale të ngrohtë për kurajë”

Ky pallat do një inxhiner te na japi sigurinë se këtu jetohet!”

Ne ishim aty kur dy inxhiniere nga Instituti i ndërtimit mbajtën shënimet e tyre duke pare apartamentet e dëmtuara por ato nuk iu thanë asgjë banorëve.

Ky pallat është dëmtuar nga tërmetet para viteve 90’. Me pas bizneset e ndërtuara poshtë tij sipas banoreve e kane dobësuar strukturën.

“Nuk është vetëm tërmet, kjo është pasoje e ndërhyrjeve poshtë pallatit. Këto spostime ka bërë që pallati të jetë i pabanueshëm. Ndjejmw lwkundje dhe kërkoj në emër të banoreve pasi një hall kemi, që qeveria të nxjerri një fond, ta rindërtojë nga fillimi. Fëmijët dhe banorët kanë frikë të ngjiten në të.”

Teksa qeveria dha premtimin se do të jetë afër banorëve të prekur nga tërmeti, këta banorë në Vorë janë në pritje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular