BallinaAktualitet(Emri)/Plumba pranë Bashkisë së vjetër të Kavajës, gazetari pa gjithçka: Njerëzit ulërinin,...

(Emri)/Plumba pranë Bashkisë së vjetër të Kavajës, gazetari pa gjithçka: Njerëzit ulërinin, ja autori

spot_img
spot_img

Një plagosje me armë zjarri sapo ka ndodhur në Kavajë. Nga raportimet e para bëhet me dije se plagosja ka ndodhur pranë Bashkisë së vjetër të Kavajës. Mësohet se i plagosur me armë ka mbetur shtetasi Rexhep Tare, ndërsa nuk dihen ende arsyet e ngjarjes. Ndërkohë, në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka shoqëruar autorin e plagosjes, dhe po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të shkaqeve, që çuan në përdorimin e armëve.

DETAJET

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri, që tronditi këtë paradite qytetin e Kavajës. Gazetari Klement Baçi tregoi për “BalkanWeb” tmerrin e përjetuar nga ngjarja, teksa tha se është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Gazetari tha se ndodhej vetëm 20 metra larg vendit të ngjarjes dhe ka parë gjithçka, teksa shumë qytetarë kanë filluar të ulërasin.

Qyteti i Kavajës është tronditur nga një plagosje me një breshëri arme tip kallashnikov, unë ndodhesha rreth 20 metra larg ngjarjes dhe u tmerrova, të gjithë njerëzit ulërinin. Ishin rreth 5 ose 7 plumba, të lëshuara nga armët. I plagosuri ndodhet në spital, është qëlluar disa herë ndaj tij, por ka marrë vetëm një plumb në barkë. Me dorën e majtë mbante të shtrënguar plumbin, ai u mor me një makinë private, që e shoqëroi menjëherë drejt spitalit”, tregoi gazetari i “News24” dhe “BalkanWeb”.

Ndërkohë, më tej ai zbuloi dhe emrin e autorit të plagosjes, i cili është shtetasi Fitim Baboqi. Ky i fundit ka vijuar të qëllojë në ajër me kallashnikov, edhe pas plagosjes, por kanë ndërhyrë disa persona që e njihnin, të cilët e kanë “izoluar”, derisa policia ka mbërritur dhe e ka shoqëruar.

Ndërkohë, situata në qytet vijon të jetë e tensionuar, teksa shumë njerëz janë mbledhur në vendin e ngjarjes dhe po konfliktohen. Gazetari Baçi tha për “BalkanWeb” se ka një konflikt mes palëve, ndërsa ka ndërhyrë policia për t’i ndarë, duke shoqëruar edhe dy të tjerë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular