Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” mesazhin e një qytetari, i cili denoncon dhunën e djalit të deputetit të PS, Bujar Çela, ndaj tij. Në mesazhin dërguar Berishës, qytetari shprehet se djali i deputetit, Aldo Çela, është marrë në mbrojtje nga policia, ndërsa ai u detyrua të largohej nga Shqipëria. Qytetari pretendon se Çela jo vetëm e ka dhunuar, duke e lënë me pasoja, por i ka thyer edhe xhamin e makinës.
Ja mesazhi i plotë i ish Kryeministrit:
E rreh djali i deputetit, narkopolicia mbron agresorin! Viktima largohet nga vendi.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital dhe shikoni fotot e tij. Sb
Para disa ditësh bëra një denocim. Diisa çuna me rrahen keq që me lane disa pasoja dhe me thyen dhe xhamin e makines para komisariatit të Lushnjes njeri nga keta është djali I deputetin i cili quhet Aldo Çela djali I Bujar Çela dhe shefi I komisariatit nuk mori as nje masë dhe u dyterova te iki nga Shqiperia se ata dolen para meje nga komisiriati Dhe ka nje lokal pa licence në Lushnje që atje pihet vetëm drogë