BallinaAktualitetNegociatat, Basha: Rama po bën prapë dasmë pa nuse, 9 kushtet e...

Negociatat, Basha: Rama po bën prapë dasmë pa nuse, 9 kushtet e Bundestagut janë kthim pas

spot_img
spot_img

Kreu i opozitës Lulzim Basha në një bashkëbisedim me mediat paraditen e sotme me median në lidhje me vendimin e Gjermanisë që ka miratuar 9 kushte që Shqipëria të hapë negociata me BE-në.

‘Në emër të PD dhe opozitës së bashkuar të garantojmë çdo qytetar shqiptar dhe partnerët tanë, BE, partnerët tanë strategjijë euroatlantikë se PD dhe opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka që vendit t’i hapen sa më parë negociatat.

Për këtë duhet një lexim realist i situatës, çka mungoi dje. Për herë të katërt Edi Rama i hapi negociatat dhe jo më kot mediat dhe rrjetet sociale i kujtuan mashtrimet e njerëzve çdo vit. Mediat kryesore, fatkeqësisht, iu bashkuan Edi ramës në dasmën pa nuse.

Por vetëm e vërteta na ndihmon të shkojmë përpara. E vërteta është kur vendi të plotësojë 9 kushte të ndara në dy faza.

Për herë të parë kemi një mekanizëm me dy faza, ndërkohë që Maqedonisë kapitujt do ti përcaktohen që në konferencën e parë.

Ndërsa ne kemi dy kushte, vënien në punë të gjykatës kushtetuese dhe gjykatës së lartë, reformën zgjedhore gjithëpërfshirëse. Konferenca e dytë do të ndodhë vetëm nëse janë zbatuar 7 kushtet e tjera’, është shprehur Basha gjatë fjalës së tij.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular