BallinaAktualitet"Ju i shërbeni Edi Ramës, je turpi i këtij vendi" incidenti i...

“Ju i shërbeni Edi Ramës, je turpi i këtij vendi” incidenti i Rudina Hajdarit në Shkodër

spot_img
spot_img

Incident në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër ku ndodhej dhe deputetja Rudina Hajdari.

Ndërsa po fliste deputetja një djalë i ri u fut në sallë dhe iu drejtua Hajdarit: Ju nuk përfaqësoni të djathtën por i shërbeni Edi Ramës.

Djali i ri shton: E njeh Azem Hajdarin. Ai ka luftuar për të sjellë demokracinë ndërsa ti po kthen komunizmin. Shtojca e Edi Ramës, je turpi i shqiptarëve.

Rudina Hajdari: Më vjen mirë që e njeh Azem Hajdarin

Më pas djali u largua dhe Rudina vijoi: “Ajo çfarë ndodhi tani është çfarë bën politika e sotme. Na ndan mes PD e PS.  Nuk duhet të lejojmë politikën të na përçajë”

Sot ishte Dita Europiane e Gjuhëve të Huaja dhe deputetja Rudina Hajdari ishte e ftuar në shkollën e gjuhëve të huaja në Shkodër

Festimet vijuan më pas duke kërcyer dhe vallen e Tropjës.

Gazetari i RTV Ora informon se djali nuk ishte nxënës shkolle.

Zonja Hajdari do vijojë takimet në Shkodër me shkollën “Azem Hajdari” për të cilën shprehu shqetësimin se rrezikonte të mbyllej.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular