BallinaAktualitetLal Eri kundër Ramës?! "Na jepni lejet mjedisore ose mos më thërrisni...

Lal Eri kundër Ramës?! “Na jepni lejet mjedisore ose mos më thërrisni më”, Veliaj: Inspektoriatet të korruptuara

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka kërkuar në mbledhjen e sotme të këshillit konsultativ të qeverisjes qendrore decentralizimin e lejeve mjedisore. Me tone të ashpra, Veliaj duke iu referuar fillimisht situatës së krijuar pas tërmeteve dhe reshjeve akuzoi politikanët e së djathtës për indiferentizëm.

“Kemi nevojë për tërmet në mentalitetin mes dy veshëve. Kemi njerëz që se kanë fare për detyrim dhe politikanë që s’kanë bërë asgjë. E paimagjinueshme sa nevojë kemi për tërmet mes dy veshëve. Tani që kemi këtë solidaritet ndërkombëtar ne do iu çojmë një bilanc të nevojave të gjithë bashkive që kur të ndodh diçka tjetër të jemi të përgatitur. Të mos kapemi me mjete rrethanore”, tha Veliaj.

Ndërsa duke u ndalur tek lejet mjedisore, kryebashkiaku i Tiranës kërkoi që ato t’i kalojnë pushtetit vendor, pasi nuk mund të vendosë qeveria për një furrë buke apo një lavazho dhe se qytetarët i kërkojnë llogari pikërisht pushtetit vendor për problemet që vijnë në këtë drejtim.

“Të decentralizohen lejet mjedisore. Në mbledhjen tjetër dua ta shoh ose e di çfarë, unë kam punë të tjera më të mira për të bërë mos më ftoni më. Nuk ka sens të takohemi më për 5 vjet për lejet mjedisore.  Inspektoratet mjedisore të korruptuara duhen shkrirë”, tha Veliaj i prerë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular