BallinaSportORA E FUNDIT: Neymar në Barcelonë, përballje me drejtuesit e katalanasve!

ORA E FUNDIT: Neymar në Barcelonë, përballje me drejtuesit e katalanasve!

spot_img
spot_img

Neymari ka mbërritur në Barcelonë dhe e gjitha ka një arsye. Braziliani fluturoi me avion privat sot pasdite së bashku me babain e tij drejt qytetit spanjoll, pasi zhvilloi seancën stërvitore me parisienët. Ai do të jetë pjesëmarrës në gjyqin që ka hapur kundër ish-klubit të tij.

Ai pretendon të marrë 26 milionë euro plus kamat vonesën e pagesës nga klubi katalanas, pasi pretendon se nuk ka marrë shtesën pas rinovimit me klubin spanjoll. Barcelona po ashtu e ka paditur brazilianin, pasi pretendon se sulmuesi nuk e meriton duke qenë se u largua para përmbushjes së kontratës që e lidhte me kampionët e Spanjës deri në vitin 2022.

Gjyqi është shtyrë fillimisht pas Barcelona kërkoi kontratën origjinale të PSG, ndërsa klubi francez nuk e vuri në dispozicion. Situata ka ndryshuar tani dhe vendimi do të merret, pavarësisht se presidenti Nasser Al-Khelaifi nuk ka dashur të depozitojë kontratën origjinale të brazilianit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular