BallinaAktualitetStambolli goditet nga një tërmet i fuqishëm, epiqendra në detin Marmara

Stambolli goditet nga një tërmet i fuqishëm, epiqendra në detin Marmara

spot_img
spot_img

Një tërmet i fuqishëm goditi të enjten metropolin turk Stambollin, sipas qendrës së monitorimit të tërmeteve të Turqisë.

Observatori Kandilli tha se tërmeti me madhësi 5.7 me epiqendër Detin e Marmarasë u shënua në orën 13.59 sipas orës lokale.

Tërmeti, jashtë rrethit të Silivrit të Stambollit, ndodhi në një thellësi prej 11,9 kilometra (7.3 milje). Të martën, një tërmet me madhësi 4,6 ballë goditi gjithashtu Silivrin, sipas Autoritetit të Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Pas goditjes së fuqishme ka pasur dhe dhjetëra lëkundje të tjera në Turqinë Perëndimore me një magnitudë më të vogël.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 70 kilometra në perëndim të Stambollit në Detin Marmara, në jug të qytetit të Silivri.

© SYRI.net

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular