Pasneser ne Tirane hapet ekspozita “Mozaiku i jetës” i tri artisteve Besjana Kryeziu, Leoneta Abdyli dhe ShkuRte Ramushi
Kuruar nga Prof. Ass. Dr. Arsim Sinani
Koha: 28 shtator (e shtunë) ora 13:00
Vendi: Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë
KONCEPTI E EKSPOZITËS : MOZAIKU I JETËS
Moziaku i jetës bashkon sot tri artiste, në muzeun e jetës. Tre tregime të reja, tre tregime të padëgjuara më parë, nga tri artiste.
Njëra përfaqëson trashëgiminë arkitekturore të jetës, shtëpitë dhe dyert e dritaret e historisë shqiptare , tjetra peizazhin, rrugët dhe mallin e vendlindjes kurse e treta parajsën tokësore të natyrës.
Artistet përfaqësojn trashëgiminë shpirtërore të një jete, të një ëndrre, të një dëshire dhe të asaj përtej imagjinatës ose që shihet me sy.
Por secila nga ne dëshiron të tregoj me ngjyra, vija dhe krijime të veçanta me tregimin e vet artistik. Zbërthimi i konceptit vjen me tri pjesë të ndryshme dhe origjinale nga secila artiste.