BallinaKryesoreXhaka jashtë kombëtares, thërritet vetëm nëse...

Xhaka jashtë kombëtares, thërritet vetëm nëse…

spot_img
spot_img

Edoardo Reja po përgatit që të bëjë gati listën për futbollistët që do të grumbullohen për ndeshjet e muajit tetor ndaj Turqisë dhe Moldavisë, të dyja jashtë fushe, të vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

Trajneri italian po udhëton nëpër stadiume dhe po sheh nga pranë gjendjen e futbollistëve, por deri tani ka ende disa dilema. Burime të sigurta për Telesport kanë bërë me dije se ekziston rreziku konkret që jashtë listës të mbetet një titullar i padiskutuar vitet e shkuara: Taulant Xhaka!

Tekniku kuqezi e ka vendosur në listën e pritjes, pra që do të thotë se Xhaka vjen në kombëtare vetëm nëse një nga futbollistët e tjerë të përzgjedhur në atë rol ose sektor do të dëmtohej apo kishte probleme të ndryshme, qoftë edhe duke bërë paraqitje të dobët.

Kështu, mesfusha kuqezi numëron Abrashin, Gjasulën, Ramadanin, Qosen, Memushajn, Baren dhe Xhakën, teksa Emanuele Ndoj vazhdon i dëmtuar dhe Kaçe rrezikon gjithashtu të mos thërritet. Klaus Gjasula i mori pikërisht vendin Xhakës në ndeshjen e fundit të luajtur dhe fituar ndaj Islandës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular