BallinaAktualitetDetaje nga dosja/ Oriz në vend të kokainës nga Pireu në Durrës,...

Detaje nga dosja/ Oriz në vend të kokainës nga Pireu në Durrës, kush është oficeri i arrestuar

spot_img
spot_img

Detaje të reja dalin në dritë nga operacioni antidrogë Shqipëri-Greqi, ku u sekuestruan 1 kg kokainë, e cila kishte ardhur me kontejner në portin e Durrësit. Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetarja Klodiana Lala tregoi të dhëna nga dosja e operacionit në fjalë, ku brenda kontejnerëve që vinin nga Ekuadori ishte fshehur kokaina. Nga aksioni u arrestuar Ardian Bega, oficer i sigurisë në portin e Durrësit, shtetasi Altin Myslimaga, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet G.M. Mësohet se skema e trafikut Ekuador-Pire-Shqipëri, kishte pak ditë që po hetohej nga policia greke


Gazetarja Lala raportoi se ngarkesa e kokainës, e cila ishte nisur nga Ekuadori me 2 kontejner, me një sasi prej 45 kg, pasi u pikas nga policia greke, u zëvendësua me oriz në përpjekje për të futur në kurth porositësit, duke lënë vetëm 1 kg. Pasi e ambalazhuan drogën në mes të orizit, policia brenda tyre vendosi edhe gps (aparat lokalizues). Po ashtu gazetarja tha se dy kontejnerët kishin mbërritur në portin e Pireut në datën 26 gusht, ndërsa në 19 shtator ata mbërritën në portin e Durrësit (Në kontejnerin e parë ishin 25 kg dhe 231 gr kokainë dhe në të dytin 20 kg dhe 500 gr kokainë).

Gazetarja Klodiana Lala pohoi për ‘BW’ se pasi u vunë në dijeni nga autoritetet greke, policia shqiptare ndërmori masat, ndërsa prokuroria çeli procedim penal. Mësohet se në portin e Durrësit kanë qenë 4 oficerë policie që mbikëqyrnin kontejnerët, ndërsa operacioni vëzhgohej dhe nga një pallat përballë portit. Pasi ngarkesa në fjalë u mor nga oficeri i sigurisë së Portit, i cili u takua me shtetasin me inicialet G.M. Ky i fundit bashkë me Begën arritën të merrnin ngarkesën, të cilën e hodhën jashtë një makine me targa franceze, pasi pikasën se mbështjellja e drogës ishte e dyshimtë.

“Pas dyshimeve nga autoritetet greke, gjatë kontrollit në pjesën ku janë të montuar frigorifer, u gjetën dy ngarkesa me kokainë. Të dyja këto sasi droge janë bllokuar nga autoritetet greke, dhe më pas kanë bërë disa arrestime në vendin e tyre. Pasi u sinjalizua policia shqiptare, prokuroria ngriti procedimin penale dhe më pas u krijua një skuadër. Autoritetet greke kanë lejuar që në dy kontejnerët të vijë vetëm një sasi droge, duke e zëvendësuar pjesën tjetër me oriz. Pasi u mblodh me natriban, brenda vendosën gps. Më pas kontejnerët kanë lëvizur në drejtim të Durrësit. Kanë qenë 4 oficerë vëzhgimi që kanë qëndruar pranë kontejnerëve. Dhe gjithçka vëzhgohej nga sipër një pallati 10 katësh. Pasi janë fotografuar të gjithë personat që hynin dhe dilnin dhe që kishin interes për këto kontejner, është bërë edhe ndërhyrja nga policia. Është arrestuar shtetasi Ardian Bega, i cili do të përballet sot me masën e sigurisë. Ai rezulton të jetë dhëndri i Dash Taollajt, që është i afërt Indrit Taollajt, ish-anëtar i bandës së Durrësit, ndërsa mban detyrën e oficerit të sigurisë në port. Ai deklaron se shtetasi me inicialet G.M, i ka kërkuar ndihmë për të tërhequr diçka që ndodhej tek të dy kontejnerët”, tha Klodiana Lala.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular