BallinaKronikeEmrat e 8 personave në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos

Emrat e 8 personave në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos

spot_img
spot_img

Fiks një muaj nga vrasja e 26-vjeçarit Santiago Malko, Prokuroria e Tiranës i është drejtuar gjykatës për të kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tetë persona të dyshuar si të përfshirë në ekzekutimin e 26- vjeçarit.

Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për vellezërit Leonard dhe Elis Duka , Fatmir Hyseni, Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, dhe Dritan Agaj.

Ndaj tetë personave janë ngritur akuzat e “vrasjes me paramendim”, “armëmbajtjes pa leje”, “vjedhjes”, vepra keto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu gjykata ka miratuar edhe kërkesën për kalimin e çështjes për tu hetuar nga Krimet e Rënda, pasi të pandehurit dyshohen se kanë funksionuar si grup i strukturuar dhe po hetohen edhe për vepra të tjera penale.

Për identifikimin e autorëve kanë ndihmuar kamerat e sigurisë që janë sekuestruar ditën e ngjarjes, të cilat kanë fiksuar se autorët e kanë ndjekur viktimën gjatë gjithë ditës duke ndërruar tre makina.

Burimet bëjne me dije se një nga tetë personat e shpallur në kërkim dyshohet të jetë ekzekutori.

Ndërkohë dyshohet se motivi i vrasjes janë konfiktet e meparshme të viktimës me të pandehurit, ku nuk përjashtohet edhe pista e trafikut të lëndëve narkotike.

Aktualisht për këtë vraje ndodhet i arrestuar vetëm Blendi Teta, i cili akuzohet për moskallëzim krimi dhe ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Ekzekutimi i Santiago Malkos ndodhi mbrëmjen e 27 gushtit në afërsi të Xhamllikut në kryeqytet./Ora

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular