BallinaKryesoreGoditja e mëshirës për kupolën e narkoshtetit nga Bundestagu

Goditja e mëshirës për kupolën e narkoshtetit nga Bundestagu

spot_img
spot_img
Nga Sali Berisha
Bundestagu gjerman mbrëmë votoi:

– Jo negociata me Shqipërinë pa u plotesuar 9 kushte!

Të dashur miq, mbrëmë vonë Bundestagu votoi projektin që sot ka fuqinë e një ligji, me të cilin vendosi:

1- të hedhë poshtë rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë!

2- Negociatat e Bashkimit Europian me Shqipërinë të mos hapen deri sa Shqipëria të plotesojë 9 kushte!

3- Bundestagu miratoi vendimin e Komisionit Europian për çeljen pa kushte të negociatave me Maqedoninë e Veriut.

4- Bundestagu me votën e djeshme veçoi, ndau në qëndrimin e tij përfundimisht Shqipërinë nga Maqedonia në procesin e hapjes së negociatave!

5- Bundestagu mbrëmë vendosi që kushtet për hapjen e negociatave për Shqipërinë nga 7 që ishin një vit më parë të shtohen në 9 defacto 10 dhe konkretisht është shtuar

a) zgjidhja e krizës së rëndë politike,

b-dënimin e kriminelëve të blerjes së votave në zgjedhjet e 2017

c-ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe

d-vendimin e Gjykatës Kushtetuese për legjimitetin e farsës moniste të 30 qershorit.

Vetëm pasi Shqipëria të plotësojë këto 9 kushte mund të fillojnë negociatat, dmth të mblidhet Konferenca e dytë, akti që shënon hapjen reale të negociatave.

Pra asnjë nga 9 kushtet nuk është vendosur që të plotësohen gjatë procesit te negocimit.

Bundestagu shtoi pra me 40% kushtet per shkak se ka konstatuar se nuk jane plotesuar asnjeri prej 7 kushteve te caktuara prej tij para nje viti dhe se perveç kesaj vendi eshte ne nje krize te rende politike dhe se ka nje perkeqesim dramatik te standarteve demokratike ne Shqiperi gjate ketij viti sic deshmuan shkelja flagrante e Kartes se Kopenhagenit per zgjedhjet e lira, Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut, Kartes Universale te te Drejtave te Njeriut dhe Kodit te Venecias per zgjedhjet e lira.

Shkak tjeter qe deryroi Bundestagun te votoje mbreme shtimin e kushteve per Shqiperine eshte dhe publikimi i pergjimeve famoze ne Gazeten Bild qe implikojne direkt Edvin Mafine dhe deshmojne se Shqiperia drejtohet nga nje bande mafjoze.

6-Bundestagu ne nje rast unik ne tere historine e tij, si per asnje vend tjeter gjer sot, ne nje goditje fatale per narkoqeverine e Edvin Mafise vendosi dje qe Shqiperise ti anullohen madje dhe ti nderpriten fare negociatat ne rastse pas plotesimit te 9 kushteve dhe hapjes se tyre qeveria shqiptare nuk respekton detyrimet e saj qe dalin gjate procesit te negocimit.

Dy jane jane pasojat direkte te vendimit te djeshem te Bundestagut:

a- Shtyrja e hapjes se negociatave me Shqiperine gjer ne plotesimin e 9 (defacto 10) kushteve. Po te kemi parasysh faktin se Edvin Mafia nuk ploteson dot asnje kusht kjo eshte nje shtyrje ‘sine die’ e hapjes se tyre.

Mesazhi eshte i qarte si kristali: Me Edvinin dhe kupolen mafioze te narkoshtetit negociata nuk ka!

b-Keshilli i Ministrave te vendeve te BE ne Samitin e ardhshem te Tetorit ne Bruksel do te kete ne tavoline per Shqiperine nje dokument te Bundestagut me fuqi te plote ligjore per qeverine gjermane qe deshmon se Shqiperia nuk ka plotesuar asnje nga kushtet e vendosura unanimisht nje vit me pare ne Samitin e Luksemburgut por perkundrazi ka shenuar perkeqesim te ndjeshem te standarteve demokratike dhe te dashur miq, merret me mend apo vetkuptohet se cili do jete qendrimi i ministrave te vendeve te BE per hapjen e negociatave te Bashkimit Europian me Shqiperine!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular