Një grua me origjinë shqiptare është aksidentuar për vdekje në Greqi, teksa po çonte në shkollë fëmijën e saj të mitur.
Mediat greke raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Agios Dimitris në Zakynthos, ndërsa viktima është një 50-vjeçare shqiptare.
Në lidhje me aksidentin tragjik, policia arrestoi një 30-vjeçare, e cila ishte drejtuese e makinës që përplasi shqiptaren.
Policia po mbledh informacione dhe ka marrë në pyetje personat të cilët ishin dëshmitarë të aksidentit.