BallinaRajoniLETRA/ "Nuk e meritojmë izolimin", shqiptari nga Kosova i shkruan Merkelit dhe...

LETRA/ “Nuk e meritojmë izolimin”, shqiptari nga Kosova i shkruan Merkelit dhe Macronit

spot_img
spot_img

Një qytetar i Republikës së Kosovës i është drejtuar me një letër publike dy liderëve kryesorë të Evropës, Kancelarës së Gjermanisë Angela Merkel si dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Bëhet fjalë për qytetarin Remzi Plakaj, i cili në letrën drejtuar dy politikanëve të lartë europianë, ndër të tjera thekson se qytetarët e Republikës së Kosovës nuk e meritojnë izolimin. Ai është i bindur se, edhe kur vendit të tij ti liberalizohen vizat, shqiptarët e Kosovës nuk do të largohen masivisht, sepse e duan vendin dhe do të punojnë për të ndërtuar të ardhmen e fëmijëve aty ku kanë lindur.

LETRA E PLOTË:

E nderuar dhe respektuar znj. MERKEL, i nderuar dhe respektuar z. MACRON, qytetarët e Republikës së Kosovës nuk e meritojnë izolimin si të vetëm pa asnjë arsye, dhe e vetmja shpresë që dhe ne të jemi Evropian ju duhet të ndani 5 minuta në mendjen tuaj duke e vendos vetën si një qytetar i Kosovës;Nëse ju do ishit një student i Kosovës dhe dëshironi të studioni diku në Evropë por nuk keni të drejt të lëvizjes së lirë, si do të ndiheni?!

Nëse ju dëshironi të vizitoni familjen tuaj (vëllaun, motrën, nënën apo babën) por nuk keni të drejt të lëvizjes së lirë, si do të ndiheni?!Nëse ju apo dikush nga familja juaj ka nevoj për vizita mjeksore apo biznesore në shtetin tuaj, por nuk keni të drejt të lëvizjes së lirë, si do të ndiheni?!Nëse ju do kishit dëshirë ta vizitoni Berlinin, Parisin apo ndonjë vënd tjetër duke pa kultura dhe qytetrime të vjetra, por nuk keni të drejt të lëvizjes së lirë, si do të ndiheni?!

Qytetarët e Kosovës nuk emigrojnë po u hoqën VIZAT, këtë e them me bindje të plot pasi ne e duam shtetin tonë dhe do e ndërtojmë siç është më së miri duke qen pjes e familjes Evropiane, po të duam MIGRIM të gjithë kemi mundësi financiare për të ardhur në Evropë, por nuk e bëjm këtë sepse e duam shtetin tonë ashtu siç e doni ju shtetin tuaj… ne vijmë në Evropë vetëm për ato katër pikat që ju do ti mendoni!

Evropa është familja jonë ashtu siç është edhe e juaja, por familjes kur i mungon një anëtar nuk është ndjenjë e mirë andaj duhet kërkuar për të u bashkuar!Uroj kjo letër elektronike të ju vij në telefonin tuaj dhe të ju gjej mirë dhe ata 5 minuta ti ndani për NE!

Faleminderit & respekt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular