BallinaPolitikeLëvizja e Re, deklaratë për Tryezën e OSBE për Reformën Zgjedhore!

Lëvizja e Re, deklaratë për Tryezën e OSBE për Reformën Zgjedhore!

spot_img
spot_img

Deklaratë për Shtyp e Kryetarit të LRE – Lëvizja e Re Arian Galdini:

(Quick Fix – Zgjidhje e Shpejtë apo si i themi ne në shqipen e vërtetë, Zgjidhje nga halli.)

Miq,

Sot u organizua Tryeza e OSBE për Reformën Zgjedhore.

Që në krye të herës po ju them se kjo Tryezë ishte me ftesa selektive dhe jashtë çdo parametri për tu konsideruar Tryezë pune e sinqertë, e ndershme dhe parimore.

Ishte as më shumë dhe as më pak Tryezë që vinte nga një “vullnet brenda OSBE në Vienë” për të realizuar një “Quick Fix” në Shqipëri.

Prej 30 vitesh Shqipëria ka vuajtur dhe ka dështuar pikërisht prej këtyre vullneteve politike dhe diplomatike ndërkombëtare që kanë zgjedhur rrugën e shkurtër të andrallave në vendin tonë me parimin e “Quick Fix” – (Zgjidhje e shpejtë nga halli).

Kësaj radhe, një quick fix do të ishte jo dështim i Shqipërisë por dështim i çdo proçesi e reforme të nisur nga reforma në drejtësi e deri tek reforma zgjedhore e gjithçka tjetër, nëse parimi i “zgjidhjes së shpejtë nga halli” do të prevalonte.

Dhe dështimi i çdo Reforme e sidomos mesazhi i gabuar se nje Quick Fix është edhe më i rëndësishëm se Reforma në Drejtësi, do ta zhbënte çdo arritje të deritanishme që SHBA dhe BE kanë realizuar vitet e fundit.

Shpresa e madhe e shqiptarëve se SHBA dhe BE kësaj radhe e kanë seriozisht dhe do ti shkojnë deri në fund me Reformën në Drejtësi, nuk duhet cënuar e nuk duhet zhgënjyer.

Përndryshe, quick fix do të jetë një tradhëti e re ndaj shqiptarëve.

Ne si Lëvizje e Re vendosëm të mos marim pjesë në këtë Tryezë.

Mbështesim qëllimin e Tryezës për hapjen e debatit mbi Reformën Zgjedhore.

Mbështesim misionin dhe përpjekjen e OSBE për të ndihmuar Shqipërinë që të realizojë Reformën Zgjedhore.

Nga ana tjetër distancohemi dhe denoncojmë me zhgënjim të thellë çdo përpjekje nga cilado zyrë e OSBE në Tiranë apo Vienë për nje Quick Fix në Shqipëri.

Çdo quick fix në Shqipëri do të ishte vazhdimësi e të vjetrës së dështuar, mesazh i gabuar dhe kundër Reformës në Drejtësi, dhe prapakthim i Shqipërisë.

Ne si Lëvizje e Re do të jemi kategorikisht kundër çdo tradhëtie ndaj Reformës në Drejtësi, kundër çdo prapakthimi, kundër çdo quick fix – zgjidhje të shpejtë e nga halli.

Shqipëria nuk po e nuk ka vuajtur për 30 vite pse Udhëheqësit e Pozitës dhe Opozitës nuk janë ulur bashkë.

Shqipëria ka vuajtur këto 30 vite e nuk duhet të vuajë me pse Klubi i Plaçkaxhinjve apo Udhëheqësit e Pozitës dhe Opozitës janë gjithmonë bashkë në të njëjtën Tryezë okulte të cilën duan ta aktrojnë e legjitimojnë në dritë nën quick fix -zgjidhjen e shpejtë dhe nga halli të ndonjë Zyre Ndërkombëtare.

Mjaft më me të njëjtën lojë.

Nuk ka më kthim mbrapa.

Shqipëria duhet të shkojë përpara.

 

Arian Galdini

Kryetar i LRE – Lëvizja e Re

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular