Nga Av. Naim Hasani
Të dashur Miq!. Dega e Partise Demokratike në Britani në vazhdim të aktivitetit të saj të pandalshem për konsolidimin në të gjitha zonat ku komuniteti shqiptare eshte i perqendruar, zhvilloi sot nje takim me demokratët e zones Richmond dhe Hounslow në perendim të Londres.
Të pranishem ishin bashkatdhetarë nga zona të ndryshme te Shqipërisë të cilet shprehen besimin e forte qe kane për nje ndryshim historik në Shqiperi pas fitores historike të Partise Demokratike dhe liderit të opozites z. Lulzim Basha ne zgjedhjet e parakohshme qe do të zhvillohen se shpejti.
Ne fjalen time pershendetese, une theksova rendesine jetike qe ka për PD dhe gjithë Shqipërinë, perfshirja e diaspores në ndryshimet demokratike dhe teresisht historike dhe kontriburin qe duhet të japim të gjithë si diasporë për largimin sa më parë të rregjimit famkeq dhe shkatrrimtar të Rilindjes dhe “kryerilindasit”dhe bandes ozurpuese të kriminelëve qe ka depertuar në çdo qelize të shtetit dhe pushtetit ne Shqiperi.
E ardhmja Demokratike e shoqerise shqiptare dhe sidomos rinise, fuqise transformuese të vendit eshte krijimi i mundesive në Shqiperi dhe jo largimi drejt perendimit dhe spastrimi i trojeve tona shekullore.
Takimi vazhdoi me ngritjen e kryesise se grupseksionit për Richmond and Hounslow dhe zgjedhjen e Kryetarit të ketij seksioni tejet të rendesishem ku eshte perqendruar nje numer shume i madh i komunitetit shqiptar në Londer.
Per Kryetar kandiduan dy demokratë qe i jane përkushtuar me shpirt e me zemer Partise Demokratike qe në vitet e para, Sadri Lushaj dhe Halil Kabashi, të dy aktiviste të jashtezakonshem qe I kane sherbyer PD dhe Shqipërisë me ndjenje të larte patriotizmi dhe atdhedashurie.
Gara ishte e forte dhe me vota të barabarta dhe kjo sodhi edhe rrezultatin ku me mirekuptim dhe respekt të jashtezakonshem, në poziten e Kryetarit të grupseksionit të Richmond and Hounsloë u zgjodh z. Halil Kabashi.
Me kete rast në emer të Partise Demokratike të Shqipërisë dhe ne emrin tim personal i uroj shume suksese aktivistit të palodhur dhe demokratit qendrestar z. Kabashi.
Falenderoj shume edhe z. Sadri Lushaj për përkushtimin e pandalshem për nje fitore të sigurte të Partise Demokratike.
Pas ketij momenti të rendesishem vazhduam me pyetje nga të prankishmit rreth protestave të opozites në Shqiperi dhe vazhdimin e tyre, programin qeverises të PD dhe padyshim për dhenjen fund të kultures se pandeshkueshmerise se politikanëve të perfshirë në vepra kriminale dhe pyetjeve për negociata të perfolura mes Partise Demokratike dhe maxhorances qeverisese.
Nder të tjera une e bera shume të qarte pikpamjen time dhe të Partise Demokratike se negociatat tona jane me qytetarët e ndershëm shqiptarë kudo qe jane dhe patjeter me miqte tanë nderkombetarë qe i jane gjendur gjithmone prape Shqipërisë dhe shqiptarëve në momentet më të veshtira.
Në fund falenderova shume të gjithë pjesmmarresit dhe pronarin e ambjentit ku ne zhvilluam takimin per gatishmerine e treguar dhe padyshim edhe anetaret e kryesisë se PD në Britani qe më shoqeruan në ketë takim.
Diaspora eshte gati për të kontribuar për të ardhmen Demokratike dhe Europiane të Shqipërisë dhe jemi gati per ndihmen tone edhe në zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa “Rilindjen” dhe krimin qe goditi rende institucionin e votes se lire në Shqiperi.
Perpara me kryeministrin e ardhshem të Shqipërisë z. Lulzim Basha.
Asnje hap pas
Kryetar i Deges se PD në Mbreterinë e Bashkuar
Londer më 29 Shtator 2019