BallinaAktualitetKrimet e Rënda jo kompetente për "dosjen 184", por për pedagogun e...

Krimet e Rënda jo kompetente për “dosjen 184”, por për pedagogun e Elbasanit PO

spot_img
spot_img

Denis Himçi, pedagogu i Universitetit të Elbasanit i cili u kap mat në kamera duke i kërkuar favore seksuale një studenteje në këmbim të notës, do të gjykohet nga Krimet e Rënda.

Gjykata e Elbasanit shpalli moskompetencë në lidhje me çështjen e profesorit që u zu në kurth nga kamerat e ‘Stop’.

Image

Një ditë më parë, kjo gjykatë ka caktuar që çështja në ngarkim të profesorit të arrestuar, t’i kalojë tashmë Prokurorisë për Krimet e Rënda. Më herët gjykata kishte caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ me 10 ditë, por gjatë seancës së djeshme, gjyqtari vendosi të ndryshojë masën e sigurisë në ‘burg pa afat’.

Image

Por me vendimin e djeshëm, kemi të bëjmë me një trajtim me dy standarde nga ana e institucioneve të drejtësisë. Pasi ndërkohë që dosja e pedagogut ka shkuar te Krimet e Rënda, kujtojmë se pak kohë më parë Krimet e Rënda çuan në Peshkopi për moskompetencë ‘dosjen 184’, ku përfshihet ish-ministri Damian Gjiknuri dhe zyrtarë të tjerë, të cilët akuzohen për shit-blerjen e votave gjatë zgjedhjeve lokale në Dibër në 2016-ën dhe për bashkëpunim me krimin.

E konsideruar si një nga dosjet që trazoi politikën, ‘Dosja 184’ u transferua muajin e kaluar nga Krimet e Rënda tek Prokuroria e Dibrës pasi prokurori Klodian Braho, shpalli moskompetencën e vazhdimit të hetimeve të kësaj dosje.

Argumenti i përdorur ishte se krimet zgjedhore përfshirë edhe korrupsioni pasiv dhe aktiv janë kompetencë e prokurorive të rretheve. E përkatësisht në këtë rast, e Prokurorisë Dibër ku dyshohet se ka ndodhur vepra penale.

Image

Një tjetër dosje e bujshme është transferuar nga Krimet e Rënda në një tjetër Prokurori rrethesh.

Bëhet fjalë për dosjen hetimore në ngarkim të biznesmenit Orest Sota, i cili u arrestua në vitin 2017 në Elbasan, ku gjatë kontrollit në mjetin e tij u gjetën 863 mijë euro të padeklaruara dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Prokurorët e Krimeve të Rënda shpallën moskompetencë për këtë dosje, duke e dërguar për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit.

Argumenti është i njëjtë, ‘veprat penale të kryera në këtë dosje nuk janë në kuadër të grupit të strukturat kriminal’. Por ndërkohë çështja e pedagogut të Elbasanit mesa duket qenka. /Hashtag.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular