BallinaAktualitetKushtet gjermane, ish Ministri i drejtësisë: E pamundur të kemi Gjykatë Kushtetuse...

Kushtet gjermane, ish Ministri i drejtësisë: E pamundur të kemi Gjykatë Kushtetuse para Janarit

spot_img
spot_img

jykata Kushtetuese dhe e Lartë nuk kanë asnjë shans të vihen në funksionim në janar me ritmet që po ecën perzgjedhja e kandidatëve. Në një intervistë për RTV Ora, ish-Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, apelon për marrjen e masave emergjente nga parlamenti dhe qeveria për të shtuar forcat te komisionet e vettingut. Në lidhje me situaten në Gjykatën e Lartë, ish-ministri rekomandon që të ketë një numër më të lartë gjyqtarësh.

Vënia në funksionim e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese janë dy nga kushtet e vendosura Shqipërisë nga Bundestagu gjerman për të votuar pro hapjes së negociatave me BE.

Por ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i cili ka qenë edhe nenkryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi thotë se është e pamundur që këto dy gjykata të vihen në funksionim brenda janarit.

Halimi: Që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale duhet të ketë minimalisht 6 anëtarë. Në situatën ku jemi të vetmit që mund të zgjedhin janë Presidenti dhe Parlamenti. Këta 6 anëtarë që do të zgjidhen, duhet të ketë secili tre kandidatë.Çdo vend në Gjykatën Kushtetuese që do të zgjedhë Presidenti duhet të ketë tre kandidatë.I bie të jenë 18 kandidatë të cilët sipas Kushtetutës duhet doemos të kenë kaluar të dy fazat e vettingut.

Halimi jep si shkak vonesat e vettingut dhe për këtë i rekomandon qeverisë dhe parlamentit dyfishimin e numrit të komisionerëve në mënyrë që të përshpejtohet puna për filtrimin e kandidatëve.

Halimi: Duke rritur numrin e komisionerëve të vettingut apo dhe personelit ndihmës në mënyrë që të përshpejtohet procesi i shqyrtimit të kandidaturave. Pra të hapen njëherë kandidaturat, të kemi një “pishinë” më të madhe të njerëzve nga e cila do të përzgjedhë KED, Presidenti dhe Parlamenti dhe pastaj këta kandidatë të shqyrtohen sa më shpejt nga KPK dhe KPA.

Një tjetër rekomandim i ish-ministrit të Drejtësisë është edhe shtimi i numrit të gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë, pasi me 19 gjyqtarë do të jetë e pamundur shqyrtimi i numrit të lartë të dosjeve që janë në pritje.

Halimi: Një shtim të gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë për një afat 5-vjeçar derisa të evadohen këto 35 mijë dosje që ndodhen në Gjykatën e Lartë. Të jetë një numër 25-35 për pesë vjet, me mandate zëvendësuese si Gjykata Kushtetuese.

Ish-ministri i Drejtësisë thotë se vonesa në ngritjen e institucioneve të reja BKH dhe SPAK dhe Gjykatave Antikorrupsion rrezikon të djegë edhe shume fode të dhëna nga Bashkimi Europian për ngritjen e tyre.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular