Mafia shqiptare është një nga organizatat kriminale më të frikshme në botë”! Kështu shkruan gjiganti gjerman “ZDF”, në një reportazh për bandat kriminale shqiptare, që është pjesë e dokumentarëve kushtuar bandave kriminale në të gjithë botën.
Gazetari David Beriain ka qenë në Shqipëri për të parë nga afër strukturat e kësaj organizatave kriminale, të cilat, siç shkruan ZDF-së, kanë rrënjë në bindjet tradicionale dhe ndjekin një kod të fortë nderi dhe hakmarrjeje.
Në dokumentar, gazetari flet edhe me disa persona të maskuar, të cilët nuk japin shumë detaje se çfarë janë.