Tirana do të luajë kundër Partizanit prej orës 19:00, në derbin e parë të sezonit. Një sfidë mjaft e rëndësishme për të dy tifozeritë dhe ekipet. Bardheblutë dhe “Demat” vijnë në një formë thuajse të njëjtë dhe fituesi i kësaj përballjeje nuk mund të parashikohet. Derbi nuk ka favoritë, thuhet rëndomë, por me një Partizani si kampion dhe një Tiranë kryesuese, peshorja nuk anon në asnjë krah.Të gjitha biletat janë shitur dhe atmosfera duket se do të jetë më e zjarrtë se zakonisht. Stadiumi “Selman Stërmasi” do të jetë i tejmbushur, ndërsa shpresohet të mos ketë trazira. Tirana lajmëroi se biletaria është mbyllur, ndërsa lut tifozët të mos dëmtojnë klubin me dënime të mundshme, por të sillen brenda rregullave. Telesport