Ka nisur seanca ndaj Arbër Çekajt në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në lidhje me trafikun e 613 kilogramë kokainë të ngarkuara në kontenierë me banane.
Çekaj i cili para pak ditësh u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri, sot është përballur për herë të parë me akuzat.
Sapo ka nisur seanca ndaj tij, Çekaj ka bërë kërkuar nga gjykata që të ketë gjykim të shkurtuar.
Bashkë me të në gjyq janë edhe Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, të cilët kanë kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
Trupa gjykuese është tërhequr për vendim.