sh deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj paralajmëron se, selia blu disponon informacion edhe për të shkuarën e dyshimtë të shtatë kryebashkiakëve socialistë, njësoj si për Valdrin Pjetrin, Agim Kajmakun dhe Mark Babanin.
“Ka edhe të tjerë. Nuk ka asnjë armëpushim. Rastet do të bëhen publike sipas rastit. Janë rreth 10 raste në total. Mund të pasurohen dhe më tej. Vijnë indicie dhe të dhëna, por edhe ne duhet të sigurohemi për vërtetësinë e informacionit. Rastet e tjera? Janë me të njëjtën bazë dhe të dhëna si të tjerat”, u shpreh ai, i ftuar në Report Tv.
“Nuk ka për të pasur negociata underground. Ne kemi kërkuar zgjedhje në një ditë, të përgjithshme dhe lokale”, tha ai përsa i përket lajmeve se mund të ketë një tjetër marrëveshje mes palëve.
Por duke u ndalur te reforma zgjedhore që mund të çelë dialogun mes palëve, ai tha se tha se ndërkombëtarët nuk e kanë rrëzuar propozimin e PD-së, pavarësisht se e vërteta është e kundërt.
“I vetmi që e hodhi poshtë është Edi Rama. Ne kërkojmë ndërkombëtarët. Pse për atë në drejtësi thoshte se e firmos pa e lexuar, po sot pse jo?”, deklaroi Alibeaj.
Por si do të vijojë aksioni opozitar?
“Djegia e mandateve ishte një sjellje që nuk më kishte shkuar në mendje. Do të ketë protesta. Po! Por deri në 18 tetor jo. Shpresoj që të mos ketë protesta, pasi në do të plotësohen kushtet nuk ka nevojë për protesta. Por do të kemi prapë protesta” përfundoi Alibeaj