BallinaKryesoreLe Petit Marseillais: Rrëfimi i kunatit të mbretëreshës Geraldinë mbi gjendjen e...

Le Petit Marseillais: Rrëfimi i kunatit të mbretëreshës Geraldinë mbi gjendjen e saj shëndetësore

spot_img
spot_img

“Le Petit Marseillais” ka botuar, të mërkurën e 19 prillit 1939, në faqen n°6, rrëfimin e kunatit të mbretëreshës Geraldinë mbi gjendjen e saj shëndetësore, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

1569733931

Fati i mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldinë të Shqipërisë

“Budapest, 18 avril.
— Gazeta “Az Est” boton një intervistë me kunatin e ish-mbretëreshës Geraldinë të Shqipërisë, kontin Baghi, i martuar me motrën e ish-sovranes.

Konti Baghi hyri në komunikim telefonik me konteshën Rolhing, zonjë nderi e familjes mbretërore, e cila gjendet me sovranët në Larisa. Kontesha Rolhing tha se ish-mbretëresha Geraldinë dhe djali i saj, princi Aleksandër, janë në gjendje të përsosur shëndetësore. Mbretëresha do të qëndrojë disa ditë në Greqi; ajo pastaj do të shkojë jo në Londër, siç është deklaruar, por në Turqi.

Sa i përket ish-mbretit Zog, ai ende nuk ka marrë ndonjë vendim për të ardhmen e tij, por nuk përjashtohet mundësia që ai të shkojë në Shtetet e Bashkuara ku është ftuar të bëjë një turne konferencash. Kontesha Baghi kishte dashur të fliste drejtpërdrejt me motrën e saj, por mjekët e ish-mbretëreshës kundërshtuan këtë bisedë për të shmangur çdo emocion.”/Darsiani.com

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular