BallinaAktualitetNgrihet fuqishëm PD në Britani, Halil Kabashi zgjidhet kreu i grupseksionit të...

Ngrihet fuqishëm PD në Britani, Halil Kabashi zgjidhet kreu i grupseksionit të Richmond and Hounslow, Londër

spot_img
spot_img

Dega e Partisë Demokratike në Britani në vazhdim të aktivitetit të saj të pandalshëm për konsolidimin në të gjitha zonat ku komuniteti shqiptare është i përqendruar, zhvilloi dje një takim me demokratët e zones Richmond dhe Hounslow në perëndim të Londrës.
Takimi vazhdoi me ngritjen e kryesisë se grupseksionit për Richmond and Hounslow dhe zgjedhjen e Kryetarit të këtij seksioni tejet të rëndësishëm ku është përqendruar një numër shume i madh i komunitetit shqiptar në Londër. Për Kryetar kandiduan dy demokratë qe i janë përkushtuar me shpirt e me zemër Partisë Demokratike qe në vitet e para, Sadri Lushaj dhe Halil Kabashi, të dy aktiviste të jashtëzakonshëm qe I kane shërbyer PD dhe Shqipërisë me ndjenje të larte patriotizmi dhe atdhedashurie. Gara ishte e forte dhe me vota të barabarta dhe kjo zgjodhi edhe rezultatin ku me mirëkuptim dhe respekt të jashtëzakonshëm, në pozitën e Kryetarit të grupseksionit të Richmond and Hounslow u zgjodh z. Halil Kabashi.
Me ketë rast në emër të Partise Demokratike të Shqipërisë dhe si kreu i degës se PD Britani e Madhe, Naim Hasani i uroj shume suksese aktivistit të palodhur dhe demokratit qendrestar z. Kabashi si dhe falënderoi shume edhe z. Sadri Lushaj për përkushtimin e pandalshëm për një fitore të sigurte të Partisë Demokratike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular