Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e trefishtë në fshatin Xibër të Klosit. Mollë sherri mes dy vëllezërve dyshohet se ka qenë një gardh, ndonëse kjo nuk është konfirmuar ende.
Sipas gazetarit Doçi, është e konfirmuar që vrasja ka ndodhur për çështje pronësie, ku vëllai ka qëlluar me breshëri plumbash vëllanë e tij, i cili është shtrirë në tokë i mbuluar në gjak. Menjëherë pas ngjarjes, pasi djali 17-vjeçar ka parë babanë e tij në tokë, ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë, por është qëlluar edhe ai nga xhaxhai.
Ndërkohë, babë e bir janë nisur me urgjencë drejt spitalit, por për shkak se fshati ndodhej më shumë se një orë larg spitalit, ata nuk kanë mundur të mbijetojnë, duke ndërruar jetë.
Mesohet se sapo autori i krimit ka marrë vesh lajmin tronditës, ka vrarë veten. Gazetari Enver Doçi është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndaj dhe “BalkanWeb” do sjellë pas pak detaje të reja dhe pamje nga vendngjarja.