BallinaAktualitetE zhdukur prej 1 jave/17 vjeçarja gjendet në transmetim live, sms-ja e...

E zhdukur prej 1 jave/17 vjeçarja gjendet në transmetim live, sms-ja e shoqes ndihmon për kthimin në shtëpi

spot_img
spot_img

Një javë nga zhdukja më 23 shtator të këtij viti kthehet në shtëpi 17-vjecarja nga Lezha, Valentina Cuni. Pas denoncimit në ’’Pa gjurmë’’ përfundon Odisea e fshehjes së adoleshentes, dyshuar se u gënjye nga disa persona të cilët e mbajtën në Tiranë, me qëllim trafikimin. Këmbëngulja për të rënë në gjurmët e Valentinës, duke e risjell historinë e adoleshentes nga Lezha edhe këtë të hënë në ’’Pa gjurmë’’, solli kthimin e saj në shtëpi. Përgjatë 60 minutave transmetim live në kërkim të 17-vjeçares, pak minuta para përfundimit të emisionit, vëllai i Valentinës Kristjani njoftoi kthimit në shtëpi të 17-vjeçares, ndërsa në studio nëna Vitore Lazeri dhe vëllai Edmond Cuni bënin apel për ndihmë.

Valentina Cuni u largua nga shtëpia një javë më parë ndërsa  ’’Pa gjurmë’’ zbuloi vendndodhjen e adoleshentes, pas apelit për ndihmë bërë nga nëna e saj. Mjaft telefonues lokalizuan vendndodhjen e 17-vjeçares në Tiranë, me një përshkim të ngjashëm me fotot të bëra publike gjatë transmetimit të emisionit, në rrugën ’’Ali Demi’’ në Tiranë. Gjatë transmetimit live reagoi ajo që pretendoi të jetë mikesha 17-vjeçares, ku me anë të një mesazhi dërguar’’Pa gjurmë’’ sqaronte arsyet e largimit të Valentinës:

Valentina ndodhet, në një banesë në rrugën ’’Ali Demi’’, në Tiranë dhe është larguar nga shtëpia për shkak të zënkave me familjarët, veçanërisht me një prej vëllezërve. Nuk e mban njeri me zor, por nuk dëshiron të kthehet në familje.” ka thënë mikesha e 17 vjeçares.

Por mesa duket ky mesazh ka qenë i qëllimshëm, pas presionit mediatik që ndikoi në kthimin e 17 vjeçares në shtëpi.

’’Është kthyer në shtëpi, por nuk dëshiron të flasë. Eshtë mirë me shëndet’’-tha Kristjan Cuni, vëllai i 17-vjeçares, kjo e fundit nuk pranoi të flasë live në studio.

Valentina Cuni u kërkua në Pa Gjurmë që prej javës së kaluar. Ajo doli nga shtëpia rreth orës 07:30  të hënën e datës 23 shtator dhe nuk u kthye më. Ditën që u largua nga shtëpia ishte mjaftuar vetëm me një mesazh që i kishte dërguar të vëllait atë pasdite, ku i shkruante se ndodhej me një shoqe dhe se nuk dëshironte të kthehej në shtëpi.

Që nga momenti i humbjes, celulari i adoleshentes rezultoi i fikur. Ajo jetonte me dy vëllezërit më të mëdhenj dhe me nënën e saj, pas ndarjes së dy prindërve 15 vite më parë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular