Policia e Cleveland ka zbuluar toka të mbjella me hashash në Thornaby, Middlesbrough, Hartlepool, Billingham dhe Durham dhe ka nisur hetimet për të zbuluar se kush qëndron pas kësaj veprimtarie kriminale. Uniformat blu të shtetit anglez kanë arrestuar 7 persona, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Shtatë të arrestuarit janë të gjithë ndërmjet moshës 24 dhe 36 vjeç dhe janë paraqitur në Gjykatën e Magjistraturës Teesside.
Marigel Balla, 24 vjeç, pa vendbanim të caktuar
Laert Duzha, 30 vjeç, nga Bedale Avenue në Billingham
Edi Miraka, 33 vjeç, pa vendbanim të caktuar
Erjon Tafa, 29 vjeç, pa vendbanim të caktuar
Ermal Asilani, 32 vjeç, pa vendbanim të caktuar
Alfred Boriqi, 36 vjeç, me vendbanim në Milton në Hartlepool
Emirjon Myftaraj, 29 vjeç, me vendbanim në Langley Avenue në Thornaby
Mbikëqyrësi Tariq Ali tha: “Ekipi ynë i përkushtuar punon pa u lodhur çdo ditë në përpjekje për të trajtuar furnizimin e drogës në Cleveland dhe javën e kaluar puna e tyre e vështirë u shpagua pasi ata kapën një sasi të madhe kanabisi”. Ali theksoi se mbjellja e drogës dhe shpërndarja e lëndëve narkotike ndaj të rinjve apo burri a gruaje të çdo lloj moshe vetëm sa helmon komunitetet tona.
(d.xh/Balkanweb)
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: startnews.news/2019/10/01/emrat-kishin-mbjelle-droge-me-vlere-1-mln-paund-arrestohen-7-shqiptare-ne-angli/ […]
Comments are closed.