Sot pritet që moti të ndryshojë në mënyrë drastike në të gjithë territorin e Shqipërisë duke shënuar rikthimin e reshjeve të shiut të cilat në disa zona do të shoqërohen me shtrëngata.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, bën të ditur se dita e enjte do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti do të jetë kryesisht i vranët. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24 orëshit fillimisht në Veriperëndim dhe Jugperëndim e gradualisht në orët e paradites do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit me intensitet deri mesatar.
Pas orës 14:00 reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë kryesisht në Veriperëndim dhe Jugperëndim, reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.
E gjithë kjo situatë do të shoqërohet edhe me erë nga kuadrati i Jugut hera-herës të vrullshme me shpejtësi deri 25m/sek,kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.
Deti i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen të jenë :
Zonat malore 13°C deri 25°C
Zonat e ulta 17°C deri 28°C
Bregdeti 17°C deri 28°C